Site icon Telegrafi

Stresi tregon se përdor lëndë narkotike që 20 vite

Stresi (Foto: YouTube)

Rep-artisti i njohur shqiptar, Stresi, është shumë i hapur sa i përket jetës së tij personale.

Përmes postimeve të ndryshme në rrjetin social Instagram, ai mban të azhurnuar fansat sa i përket edhe karrierës profesionale.

Por, ajo çka ka marrë vëmendjen janë disa imazhe në të cilat ai shfaqet duke përdorur lëndë narkotike.

Në një intervistë për emisionin Prive, reperi është pyetur se kur ka filluar të përdor marihuanë.

“Që nga viti 99, ende nuk jam ndalur”, është shprehur ai.

Ndërkaq, sa i përket projekteve muzikore, “Gazi n’fund” mban titullin projekti i fundit nga ai në bashkëpunim me Finem. /Telegrafi/

Exit mobile version