Site icon Telegrafi

Stresi tregon se e përkrahin familjarisht Gjestin: Nëna ime qan për të

Në programin “E Diell” ka qenë i ftuar së fundmi reperi i njohur, Arkimed Lushaj – Stresi.

Ai pati një përplasje të ashpër me Xheneta Fetahun, e cila tani është opinioniste në këtë format.

Dhe e gjithë kjo ndodhi për Gjestin, pasi ish-finalistja e pyeti se përse po e mbështet dhe i çon drone vazhdimisht.

Foto: Screenshot/YouTube

Artisti shqiptar tregon arsyet duke thënë se nuk ka nevojë për vëmendje pasi është në skenë që shumë vite.

Mes tjerash, reperi tha se po e bën më shumë edhe për nënën e tij, pasi e mbështet e gjithë familja.

Lexo po ashtu Stresi për Gjestin: Nuk është lehtë të bësh dy Big Brother, e shoh fitues - është kryefjala

“Në radhë të parë po e bëj edhe nga nëna ime që qan, që thotë shiko se çfarë po i bëjnë djalit. Është dëshira e nënës time. E gjithë familja ime bën tifo”, ka thënë ai.

Stresi më pas ia ktheu Xhenetës duke i kërkuar llogari se përse do që të merret me të, meqë deklaroi se nuk do fliste më. /Telegrafi/

Exit mobile version