Hip hop ylli, Stresi, nuk ka pëlqyer faktin se kënga e tij nuk është shpërblyer më shumë në festivalin “Kënga Magjike”.
Ai në një postim në rrjetin social Instagram ka thënë se çmimin e fitoi falë adhuruesve të tij dhe jo falë kolegëve.
Në këtë ngjarje triumfoi Anxhela Peristeri, falë votave të këngëtarëve tjerë.
“Sonte fituam çmimin e internetit të publikut, për mua ju them që ky çmim ka rëndësi më shumë se vendi i parë sonte sepse na zgjodhi publiku dhe jo ju kolegë të nderuar”, ka theksuar Stresi në këtë postim.
Stresi mori pjesë në një bashkëpunim me Anxhelo Kocin dhe Flor Banën.
Reperi po ashtu ka pasur një nga performancat më të mira në këtë edicion të festivalit.
Ndryshe, Stresi ishte nga pak top reperë të skenës që morën pjesë në këtë festival. /Telegrafi/