Site icon Telegrafi

Stresi thotë se ka nevojë për syze: Takova në jetë vetëm njerëz me dy fytyra

Stresi Foto: Instagram/stresi

Rep-artisti i njohur, Stresi, gjithmonë është direkt sa i përket deklaratave të ndryshme që bën.

Edhe në paraqitjet e tij në intervista të ndryshme, ai fare nuk rezervohet për të treguar më shumë nga jeta e tij.

Kësaj radhe ai zgjodhi të shprehet në rrjetin social Instagram për disa dukuri me të cilat përballet në përditshmëri.

Foto: Instastory

“Kam nevojë për syze, takova vetëm njerëz me dy fytyra. E vërteta ka rrugën e gjatë sa bota është me ngjyra. Ama, unë i fortë, ambicioz e di se çfarë dua”, është shprehur ai.

Tutje Stresi shtoi: “Ata që ulen poshtë shoqërinë, kanë ul veten. Menduat që më njihni, do të shihni”.

Ende nuk i dihet se nga ky inspirim për të shkruar, por si duket reperi ka mbetur mjaft i zhgënjyer. /Telegrafi/

Exit mobile version