Telegrafi

Stresi thotë se ka nevojë për doktor (Foto)

Reperi Arkimed Lushaj – Stresi është mjaft aktiv në rrjetet sociale.

Ai ndan me fansat thuajse çdo ditë imazhe nga jeta e tij e përditshme.

Jo të rralla janë rastet kur ai publikon fotografi me ndonjë mesazh thumbues apo imazh provokativ.

Së fundmi, reperi ka publikuar një fotografi tjetër në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet duke pushuar në shtratin e tij.

I çuditshëm është edhe përshkrimi që reperi ka lënë në mbishkrimin e fotografisë, kjo pasi ai thotë se po i duhet një doktor.

Ai nuk ka treguar nëse është sëmurë apo thjeshtë e ka bërë për shaka. /Telegrafi/