Arkimed Lushaj – Stresi gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP ka folur disa herë për ish-bashkëshorten e tij, Keisin.
Ai në një mënyrë theksoi se dëshironte të kthehej me të, pasi në një moment u shpreh se do të dilte nga shtëpia vetëm nëse vjen ajo.
E së fundmi, artisti shqiptar ka zbuluar se ish-partnerja e tij vuan nga tumori në tru.
“Për shtatë vjet se po flasim këtu, shtatë vjet në shpinë më ka mbajtur me halle me probleme me të mira. I ka dy tumora. Se po i hymë po flasim hallet e tjetrit, por nuk i dini hallet e tjetrit”, u shpreh Stresi.
“Ish-bashkëshortja ka tumor dhe kistë në tru dhe për atë unë flas këtu se më ka mbetur një brengë shumë e fortë në shpirt dhe kur i dëgjoj hallet e tjetrit nuk kam qejf t’i dëgjoj se janë halle koti. Për atë jam i fortë se nesër mundet me ndërru jetë vajza e re nuk e kam parë që tri vite”, vazhdon rrëfimin reperi.
Ai dhe Keisi u ndanë që disa vite, ndërsa vazhdojnë të jenë të martuar akoma ligjërit.
Për ndarjen nga Keisi, këngëtari ka thënë se ishte gabimi më i madh që bëri në jetë. /Telegrafi/