Telegrafi

Stresi thotë se është i gatshëm të vijë në Kosovë, nëse përkeqësohet situata në veri

Ka disa ditë që situata është mjaft e tensionuar në veri të Kosovës, përkatësisht në katër komunat me shumicë serbe.

Forca të shtuara të NATO-s prej ditësh ndodhen në veri, duke u munduar që të ruajnë stabilizimin e një situate e cila potencialisht mund të tentojë të dalë jashtë kontrollit.

Një situatë e tillë po tërheq vëmendjen edhe të figurave publike, me reagime nga më të ndryshmet në rrjetet sociale.

Reperi Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj, bëri një postim në InstaStory, duke shprehur gatishmërinë e tij dhe të shoqërisë së tij që të kontribuojë në veri, në rast se paraqitet nevoja.

Ai ka reaguar përkatësisht mbi një informacion të dhënë nga një kompani izraelite, e cila pretendon se grupi Wagner është nisur për në Kosovë.

Foto: Stresi/InstaStory

“Le të vijnë b*shtrat se gati na kanë, i pari prej Tirane me shok e me miq jemi për Kosovë besa-besë”, ka shkruar reperi i hitit “Lambo” në InstaStory.

Kujtojmë që rep-artisti tropojan u shpall fitues i formatin kosovar të spektaklit Big Brother VIP këtë vit. /Telegrafi/