Telegrafi

Stresi do të vijë me projekt të ri

(Foto: stresi/Instagram)

Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik Stresi, duket të jetë mjaft aktiv në këtë verë.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, reperi tashmë ka paralajmëruar edhe projektin e ri muzikor, i cili do të jetë bashkëpunim.

“Nuk o veq gang” pritet të jetë titulli i këngës që do të vijë e realizuar nga Max Production.

(Foto: stresi/Instagram)

Bashkëpunimi me Don Phenom, Anxhelo Koci e Flor Bana, “Big Booty”, është projekti më i fundit muzikor i reperit shqiptar.

Videoklipi i kësaj kënge u publikua para një jave dhe tashmë e ka kaluar shifrën prej një milion shikimesh në YouTube. /Telegrafi/