Telegrafi

Stresi do të sjellë bashkëpunim me vogëlushin nga Thumana për tërmetin e 26 nëntorit

Stresi (Foto: Instagram/stresi)

I ftuar në emisionin “Ftesë në 5” të Top Channel me Bieta Sulon, Alesio u befasua nga Stresi që tashmë është kthyer në shokun e tij të ngushtë.

Ata janë takuar për herë të parë kur Alesio ndodhej në spital, e prej asaj kohe reperi nuk është ndarë nga vogëlushi.

Lexo po ashtu Stresi tregon se si u pajis me vizë false në Mitrovicë për të shkuar në Kanada, pasi iu refuzua viza në Shqipëri

Si dy shokë shumë të mirë, Stresi dhe Alesio shumë shpejt do të publikojnë një këngë dedikuar gjithë tragjedisë së 26 nëntorit.

Ishte vet Stresi, ai që tregoi se kjo këngë do të jetë shumë ndryshe nga të gjitha këngët e repertorit të tij, do të ngjasojë me një film, ku padyshim protagonist i çdo skene do të jetë Alesio.