Barcelona është eliminuar mbrëmë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
E kjo si duket i ka pëlqyer reperit shqiptar, Stresit, i cili është tallur me humbjen e katalonasve nga Atletico Madrid dhe ‘me’ këngëtarin Blero, i cili njihet si tifoz i flakët i Barcelonës.
“Natën e mirë Barça”, ka shkruar Stresi në llogarinë personale në Instagram teksa e ka shoqëruar edhe me buzëqeshje, transmeton Telegrafi.
Më tutje ka zbuluar se është fans i madh i Cristiano Ronaldo, futbollistit rival të Barcelonës, Real Madridit.
Kujtojmë se skuadra madrilene triumfoi me rezultat të përgjithshëm prej 3:2 kundër Barcelonës, e cila ka bërë që shpërthejnë talljet me fansat e klubit katalonas. /Telegrafi/