Telegrafi

Stresi: Do ta lërë marihuanën kur të bëhem prind

Reperi i njohur Arkimed Lushaj – Stresi, është mjaft i pëlqyer për këngët e tij.

Ai është shpesh aktiv në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga jeta e tij.

Së fundmi, rrjeti social Instagram ka shtruar një veçori shumë interesante, e cila iu lejon ndjekësve të shkruajnë pyetje për personazhin të cilin e ndjekin.

Një nga pyetjet drejtuar Stresit nga një fans ishte pyetja se kur ka ndër mend ta lërë “barin”.

Në përgjigjen e tij, reperi ka publikuar një fotografi të trefletëshit të barit, ndërsa shkruan se do ta lërë kur të bëhet prind.

Foto: Stresi/InstaStory

Përndryshe, “GTA” mban titullin kënga e tij më e fundit, e cila është pritur mirë nga fansat dhe numëron afro 3.5 milionë klikime në YouTube.

Muajt në vazhdim, ai pritet që të prezantojë për fansat një projekt të ri muzikor. /Telegrafi/