Telegrafi

Stresi si “Super Mario” para Koloseumit (Foto)

Reperi Arkimed Lushaj – Stresi ditë më parë u vu sërish në fokus të mediave për shkak të rindezjes së konfliktit të tij me regjisorin Leonard Bombaj.

Megjithatë, duket se këto zënka janë bërë tashmë të zakonshme për reperin dhe nuk i merr aq seriozisht.

Së fundmi, ai ka vendosur që të udhëtojë drejt Romës, ku do të mbajë koncertet e radhës, si dhe do të shijojë disa ditë të mira pushimi.

Stresi ka publikuar në llogarinë e tij personale në Instagram një fotografi, ku shfaqet para Koloseumit në Romë, teksa me satirë në mbishkrimin e fotografisë shkruan “Super Mario”.

Se pse e ka etiketuar veten me personazhin e lojës së famshme, këtë gjë nuk e ka treguar! /Telegrafi/