Stresi është ndër rep-artistët shqiptar që komentohet në masë të madhe për jetën e tij.
Ai është shumë i hapur në rrjete sociale dhe paraqitjet e tij televizive, duke shpalosur shumë të pathëna.
Sidoqoftë, një një postim në rrjetin social Instagram, Stresi ka habitur fansat përmes një postimi që kishte të bëjë me vështirësitë që ai ka kaluar.
“Ndonjëherë nuk mjafton të jesh veç i mirë për të mundur ligësinë. Gjithsesi e keqja të lodh por unë ia kam dalë ta mund atë përherë. Kam krijuar një lloj muri ndaj komenteve negative, keqdashjeve, pabesive”, është shprehur ai.
Tutje, Stresi shtoi: “Kam parë vdekjen me sy e jam gjallë, jam burgosur aty kam gjetur miq e armiq, i kam kthyer në miq të mirë, kam humbur beteja por asnjëherë luftën, kam humbur njerëz të shpirtit, jam rrëzuar e ngritur gjithnjë më i fortë.
Në fund po postimit ai ka treguar se ka shumë dashuri për ata të cilët e mbështesin, kurse keqardhje pjesën tjetër. /Telegrafi/