Telegrafi

Stresi reagon i revoltuar pas shembjes së Teatrit Kombëtar: Nuk prishët teatrin por historinë shqiptare

Prishja e Teatrit Kombëtar në Tiranë ka nxitur reagime të shumta nga artistët shqiptarë.

Një reagim së fundmi e ka bërë edhe reperi i njohur nga Shqipëria, Stresi, ndërsa ka bërë një postim në rrjetet sociale.

Ai ka hedhur një fotografi të rrëzimit dhe ka shkruar për rëndësinë e Teatrit dhe i është drejtuar me disa fjalë kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të bashkisë, Erion Veliajn.

Ky është postimi i plotë i Stresit:

“Çfarë përfaqëson teatri dhe a duhet mbrojtur?

Në Shqipërinë e sotme nuk është më në pyetje e majta apo e djathta. Sot janë vlerat dhe antivlerat përballë njëra-tjetrës. Të mendosh se Erion Veliaj është vlerë e shtuar e Tiranës apo edhe e së majtës, ky është absurditeti më i madh. Të mendosh se aktualiteti është një gjendje normale por është opozita apo kundërshtaret e Ramës dhe vetëm atij, e theksoi pasi është vetëm ai që po çon në kolaps çdo gjë, prapa dhe kjo kapërcen extremin e absurdes”.

Teatri mbart vlerat e veta, ajo më e rëndësishmja është se te kjo godinë po përplaset e po del në pah e gjithë bebezia, paligjshmëria, e cenimi i lirisë e demokracisë. Kam dhe një fjalë për Erion Veliajn, kur e gjitha të marrë fund, ku do shkosh? Kush do të mbrojë? Je bërë fytyra më e urryer e Tiranës o dylber shumëngjyrësh. Teatri nuk është beteja e Bashës e as e PD e as LSI, është thyrje hunda e Ramës, kthimi i ligjshmërisë në vend. Nuk prishet teatrin por historinë shqiptare”.

Shembja e Teatrit (Foto: YouTube)

Në shenjë solidarizimi me Teatrin, Teatri Kombëtar i Kosovës (TKK) ka anuluar një nga shfaqjet që ishte paraparë të mbahej sonte. /Telegrafi/