Site icon Telegrafi

Stresi reagon pasi Xheneta kërkoi të shihte deklaratat e tij – bie edhe çmimi i madh

Stresi ka trazuar të gjithë me një deklaratë të bërë kundrejt banorit të Big Brother, Vullnet Krasniqi.

Ai doli kundër gazetarit, i cili në një rrëfim të bërë të premten deklaroi se është homoseksual.

Mbrëmë (e diel) banorëve në shtëpi u ka rënë gongu, ku duhej të zgjidhnin nëse dëshironin të shihnin videon, por që çmimi do të zbritej në 160 mijë euro.

Foto: Screenshot/Instagram

Vullneti nuk pranoi dhe tha se nuk ka interes, gjersa këtë më pas e pranoi Xheneta Fetahu.

Pas kësaj, Stresi ka bërë një reagim duke bërë një postim në llogarinë e tij personale, Instagram.

Lexo po ashtu Bie çmimi i madh - Xheneta zgjedh të shoh pamjet, deklaratat kundrejt Vullnetit

“Mirëmëngjesi për të gjithë ata banorë që u mërziten pse Xheneta ua hupi 10 mijë euro”, u shpreh ai ndërsa shfaqi një shumë të madhe parash.

Konkurrentët brenda filluan me debate pasi kjo nuk ishte e drejtë dhe se nuk duhej parë videoja për t’u zbritur çmimi. /Telegrafi/

 

Exit mobile version