Site icon Telegrafi

Stresi reagon pas goditjes së G Banit ndaj Gjestit: Produksioni duhet të marrë masa, gjynah për familjen e tij

Arkimed Lushaj – Stresi ka reaguar pas goditjes që G Bani i bëri Gjestit në Big Brother VIP Albania.

Ai thotë se për këtë incident produksioni duhet të marrë masa dhe duhet të trajtohet të gjithë barabartë.

Në postim tutje shton se kjo nuk është lojë dhe se i vjen keq për familjarët e Gjestit.

Më poshtë lexoni postimin e plotë:

“Natën e mirë dhe gjykojeni, nëse nuk del ky nesër ky i forti i Big Brother, Gjesti nuk ka se çfarë të bëjë aty brenda. Kjo nuk është lojë

Më vjen shumë keq për Gjestin sidomos për familjen e tij.

Produksioni të marrë masa sepse duhet të trajtojë në mënyrë të barabartë dhe Gjestin aty e ka familjen për momentin.

Dhe është vëllai i madh, po kujt me i fol”. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram
Exit mobile version