Site icon Telegrafi

Stresi reagon me një mesazh: Rikthehem së shpejti

Reperi i njohur, Arkimed Lushaj i njohur si Stresi, i cili po kërkohet ende nga autoritetet në Kosovë, ka publikuar së fundmi një video në Instagram.

Stresi krahas kësaj videoje të shkurtër në ‘InstaStory’ i bashkëngjiti edhe një mesazh.

“Më mungoni të gjithë, por rikthehem së shpejti”, shkroi reperi në postimin e tij në llogarinë zyrtare.

Nuk dihet se për çfarë gjegjësisht foli Stresi, megjithatë postimet e tij në rrjetet sociale kanë qenë të shumta.

Ai së fundmi reagoi edhe për deklaratat shumë të përfolura të aktorit Osman Azemi; deklarata që shkaktuan diskutime të shumta në internet.

Stresi është ende në kërkim nga autoritetet në Kosovë për sherrin në Pejë, ku dyshohet se ishte përfshirë edhe kolegu i tij Noizy. /Telegrafi/

Exit mobile version