Site icon Telegrafi

Stresi publikon një fotografi me të fejuarën: Familja, gjëja më e çmuar që ka fal Zoti

Reperi i njohur Arkimed Lushaj- Stresi, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor “GTA”.

Ai në një intervistë të dhënë për Telegrafin, kishte treguar se këtë projekt, e ka realizuar duke u frymëzuar nga loja e famshme që ka luajtur në fëmijëri.

“Normalisht që aty jam frymëzuar, e kam luajtur vet atë lojë kur isha shumë i ri dhe pse jo të bëjë një këngë me këtë titull. Një këngë të cilën besoj publiku e ka mirëpritur”, kishe thënë Stresi për Telegrafin.

Lexo po ashtu I inspiruar nga loja e famshme që e luajti në fëmijëri, Stresi flet rreth projektin të ri "GTA" që do ta sjellë së shpejti (Foto)

Stresi është shumë aktiv edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan em fansat imazhe të ndryshme nga jeta e tij.

Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi mjaft të veçantë, ku shfaqet duke i dhuruar një puthje të fejuarës së tij.

Në mbishkrimin e fotografisë, reperi bëhet romantik, duke potencuar vlerat e vërteta të familjes.

“Familja, gjëja më e çmuar që ka fal Zoti”, ka shkruar Stresi në mbishkrimin e fotografisë. /Telegrafi/

Exit mobile version