Pas shumë problemeve me drejtësinë, reperi shqiptar ka sjellë një këngë të re, me të cilën synon një fillim të ri.
Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur më mirë si Stresi, ka publikuar projektin e tij më të ri.
“Nuk jam i asaj”, titullohet kënga më e re e reperit, të cilën e solli në bashkëpunim me këngëtarin Erik Lloshi, transmeton Telegrafi.
Kënga është e punuar nga Rozana Radi dhe Kledi Bahiti ndërsa e realizuar me videoklip nga produksioni “Max Production”.