Është publikuar kënga më e re e Stresit, e cila është kompletuar edhe nga ana vizuale.
“Loco” është titulli i projektit të ri muzikor, ndërsa për muzikën është kujdesur autori i shumë hiteve, Irkenc Hyka.
Është një këngë ritmike me tekst të shkruar nga vet Arkimed Lushaj, ndërsa ‘beat-in’ e ka bërë Besjo.
Miksimin dhe masterizimin e ka bërë JoJo, kurse videoklipi është xhiruar me regji të Premtim Xhaferit.
“Kujtimet” ishte një prej realizimeve më të fundit muzikore të Stresit që u publikua më 16 shkurt, e që ishte duet me Alborën. /Telegrafi/