Reperi i njohur Arkimed Lushaj – Stresi është mjaft i ndjekur nga fansat e tij në rrjetet sociale.
Ai numëron mbi 500 mijë ndjekës vetëm në llogarinë e tij personale në Instagram, ku shpesh publikon video nga projektet e reja muzikore apo ndonjë fotografi nga përditshmëria.
Jo të rralla janë raste kur reperi me prejardhje nga Tropoja publikon edhe ndonjë postim satirik për të ngacmuar fansat e tij ose për të rritur disponimin e tyre.
Një gjë të tillë e ka bërë së fundmi, përmes një fotografie të publikuar në Instagram, ku shfaqe një buqetë të mbështjellë me lule të kanabisit.
“Kujt do ia bëje dhuratë këto lule”, shkruhej në mbishkrimin e fotografisë, e cila ka marrë pëlqime e komente të shumta nga ndjekësit.
Një ndër komentuesit ishte reperi nga Prishtina, Skivi, i cili me shaka i është përgjigjur reperit se këtë dhuratë do t’ia bënte vetes.
Reperët e shumtë të estradës shqiptare përndryshe jo pak herë i kanë kënduar kanabisit dhe lëndëve të ndryshme narkotike në këngët e tyre. /Telegrafi/