Reperi Arkimed Lushaj – Stresi, javën e kaluar u bë temë e mediave për shkak të një aksioni policor që iu nënshtrua në Prishtinë.
Disa media keqinformuan se reperi kishte aksidentuar një këmbësore në zebra, por i njëjti më vonë e mohoi një gjë të tilla përmes rrjeteve sociale, duke treguar se nuk bëhet fjalë për aksident, por për një aksion policor.
Ndërkohë, reperi vazhdon të jetë aktiv dhe shumë i ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat herë pas here fotografi të ndryshme nga jeta e tij e përditshme.
Së fundmi, ai ka publikuar për ndjekësit një fotografi nga pushimet, ku shfaqet me një gomardare në pishinë.
Në mbishkrimin e fotografisë, Stresi duket se iu ka referuar ngjarjeve të tij të fundit, për të treguar se si shpejtësia bën që më vonë njerëzit të pendohen për atë që kanë bërë.
“Ata që nxitohen herët a vonë do pendohen … 100%”, ka shkruar reperi në Instagram. /Telegrafi/