Reperi i njohur shqiptar Arkimed Lushaj – Stresi, është shumë i përfolur në media për jetën private dhe profesionale të tij.
Ai është shpesh aktiv në rrjetet sociale, në të cilat ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme e tij.
Ndër të tjerash, Stresi ka bërë të ditur edhe faktin se është një mysliman i devotshëm.
Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi të librit të shenjtë “Kur’an” në InstaStory, ku shihet duke e mbajtur në dorë, teksa në mbishkrimin e fotografisë i drejtohet me disa fjalë Zotit.
“Ndoshta nuk jam në rrugën që ti i madhi Zot do me m’pa, por veç mirë kam bo. Në besë nuk kam pre spiunuar kurrë. Mirë kam bërë po aq shumë sa dhe veten kam lënë mbas dore, por një gjë është e sigurt, besimi në ty 1000 për qind”, ka shkruar reperi tropojan në mbishkrimin e fotografisë.
Me këtë, Stresi duket se ka vendosur t’u sqarojë ndjekësve se vazhdon të jetë i qetë me veprat e tij përpara Zotit.
Reperi përndryshe këto ditë pritet të publikojë bashkëpunimin e tij më të ri me Morena Tarakun, të titulluar “Bad Girl”. /Telegrafi/