Reperi i njohur shqiptare, Stresi, duket se më në fund e ka gjetur dashurinë e tij të vërtetë.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku u shfaq duke pozuar krah një vajze, identitetin e së cilës nuk e ka bërë të ditur.
Nga fotografia mund të shihet se pas një darke të shijuar bashkarisht pranë plazhit, reperi tropojan i jep një puthje të ngrohtë asaj në qafë.
Ai e ka mbuluar trupin dhe fytyrën e saj, por nuk ka nguruar të shprehë emocionet që ka ndjerë atë mbrëmje.
“Sonte ishte nata ime më speciale ndër vite”, ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë reperi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj.
Stresi përndryshe ka pasur një vit mjaft të suksesshëm jo vetëm në sferën personale, por edhe atë personale – kjo pasi në mars ai u shpall fitues i çmimit të madh prej 160 mijë eurosh, pasi fitoi spektaklin Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/