Kanë kaluar pak ditë që kur ka nisur spektakli më i madh në Shqipëri, Big Brother VIP.
Gjatë këtyre ditëve kanë qenë tejet të komentuar e madje kishte edhe reagime të ndryshme lidhur me atë se si po zhvillohet ky shou dhe për përzgjedhjen e personazheve VIP.
Së fundmi një reagim lidhur me këtë e ka bërë edhe reperi shqiptar, Arkimed Lushaj – Stresi.
Artisti i njohur duket të jetë i pakënaqur me Big Brother VIP, megjithëse nuk ka bërë ndonjë definim konkret.
“Prisja diçka uou në këtë Big Brother VIP”, ka shkruar ai në një postim të shpërndarë në InstaStory.
Sido që të jetë, disa nga artistët që po bëjnë bujë të madhe brenda po cilësohen Fifi, Arjola Demiri dhe Donald Veshaj.
Konkurrentët ndërkohë garojnë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Theksojmë gjithashtu që ky shou si nikoqire ka Arbana Osmani, kurse banorët do të qëndrojnë deri në janar. /Telegrafi/