Reperi i njohur nga Shqipëria, Stresi, ka tash e sa kohë që publikon imazhe romantike përmes të cilave ka treguar se ka të dashur.
Megjithatë, ai ka lënë në dilemë publikun duke mos prezantuar në detaje njeriun e jetës.
Ai në Instagram ka publikuar një foto të asaj që besohet se është e dashuar e tij e re.
“Kjo këtu është jeta ime”, ka shkruar Stresi në foton e publikuar.
Stresi së fundmi po shijon suksesin e këngës “Më Fal 2” në bashkëpunim me Anxhelo Kocin.
Stresi pritet të kthehet fuqishëm gjatë stinës së dimrit me projekte të reja. /Telegrafi/