Site icon Telegrafi

Stresi po shijon lirinë, freskohet me të fejuarën në plazh

Foto: Stresi/InstaStory

Janë bërë një javë që nga koha kur reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, është liruar nga burgi i Fushë-Krujës.

Pas daljes nga qendra e burgimit, duket se reperi po i shijon mjaft mirë ditët e lirisë.

Së fundmi, ai ka vendosur që bashkë me të fejuarën e tij, Keisin, t’i kalojnë disa ditë të mira pushimi në plazh.

Foto: Instagram

Ka qenë kjo e fundit, ajo e cila ka publikuar disa imazhe në InstaStory duke treguar çastet e ëmbla që po kalon bashkë me Stresin tashmë në liri.

Foto: Instagram

Pritet që së shpejti, reperi t’i rikthehet edhe muzikës duke sjellë diçka të re për fansat.

Projekti i fundit muzikor që ai solli ishte vitin e kaluar, kënga “Të du mom”, të cilën ia kishte dedikuar nënës së tij. /Telegrafi/

Exit mobile version