Site icon Telegrafi

Stresi po bashkëpunon me Don Phenom për projektin e ri

Arkimed Lushaj – Stresi para pak ditëve publikoi projektin e parë që pas daljes nga burgu të titulluar “Real Life”. 

Mirëpo, kjo nuk do jetë kënga e vetme që reperi shqiptar do të sjellë, pasi po punon në projekte të tjera.

Me anë të një postimi të publikuar në Instagram, 33-vjeçari tregon se së shpejti vjen me këngë të re dhe këtë herë ka bashkuar forcat me Don Phenom.

“Sytë nuk janë duke më parë, tani jam në tjetër planet, së shpejti”, ka shkruar këngëtari Lushaj pranë kësaj fotoje.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Arkimed Lushaj - Stresi

Kujtojmë që Stresi doli nga burgu para një muaji, ku qëndroi për një kohë pasi ishte kapur me drogë dhe armë, në fund të vitit të kaluar në një hotel në Tiranë.

Këtë kohë, i njëjti u përfol edhe për ndarjen nga e dashura e tij, Keisi, por që deri më tani asgjë nuk është konfirmuar. /Telegrafi/

Ndër të tjera, Don Phenom pritet të lansojë edhe një projekt në duet me Valza Zhegrovën, xhirimet e të cilit thuajse janë në finalizim. /Telegrafi/

Exit mobile version