Rap-artisti shqiptar, Stresi, në edicionin e parë ka qenë fitues i Big Brother VIP Kosova.
I njëjti së fundmi ka dhënë një mendim për banorët e këtij edicioni, duke treguar se për kë ka preferenca.
Ai thekson se Edona James është më e sinqerta aty dhe se nuk ka të drejtë ta gjykojë askush e se mund të bëjë çfarëdo me jetën e saj.
“Unë e them prapë nuk gjykoj askënd se çfarë bën me jetën e vet. Dje në emision e kam thënë se është banorja më e sinqertë aty, Kujtimi ose ndryshe Edona. Unë nuk jam këtu që me e bullizu askënd në jetë dhe as të kritikoj lejini njeriun të jetojë siç do vetë, por edhe nëse ju vjen inati edhe nëse jo është banori më i sinqertë aty brenda, unë në këtë jetë kam mësuar që t’i vlerësoj njerëzit me zemër të madhe dhe të sinqertë”, u shpreh ai.
Tutje, Stresi thotë se nuk ka asnjë tjetër të sinqertë në shtëpinë më të famshme në Kosovë.
“Aty akoma nuk shoh asnjë banor të sinqertë përpos Edonës flas në bazë të lojës. Përsa i përket njerëzve që nuk kanë as 2 euro në xhep dhe nuk kam me çfarë të mirrem tjetër përpos intervistave të mia. Sa për burrëri e keni provuar me mua që 15 vjet në industri të muzikës e nëpër rrugët tona. Më mirë lini njerëzit të jetojnë siç duan vetë, ka kush i gjykon”. /Telegrafi/