Telegrafi

Stresi paralajmëron një tjetër bashkëpunim me Morena Tarakun

Morena Taraku (Foto: Instagram)

Ata tashmë kanë realizuar bashkë dy bashkëpunime që rezultuan të jenë të suksesshme.

Bëhet fjalë për artistët e njohur, Stresin dhe Morena Tarakun, të cilët një projekt të përbashkët të quajtur “Ki me bo” e sollën në 2015 dhe “Bad Gal” të realizuar pesë vite më vonë, në shtator të vitit që lamë pas.

Të njëjtit kanë njoftuar fansat se po sjellin një të tretë, për të cilin nuk kanë dhënë detaje më të hollësishme.

Stresi (Foto: Instagram)

Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) u ka dhënë hapësirë fansave në Instagram për të pyetur më shumë rreth muzikës e koncerteve.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Ke bashkëpunim me Morenën?”, ka qenë një nga pyetjet e parashtruara në InstaStory.

“Le të festojmë sepse e kemi pothuajse gati”, ka qenë përgjigja e reperit të cilën e ka ripostuar në profilin e saj edhe Taraku.

Dy këngët e tyre të mëparshme kanë mbledhur miliona klikime në kanalin YouTube. /Telegrafi/