Reperi më mediatik në Shqipëri, Arkimed Lushaj- Stresi i është futur punës për të sjell në treg projektin e tij më të ri muzikor.
Përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, Stresi ka treguar se ai dhe labeli i tij kanë aq shumë projekte në plan për të ardhmen, sa që e kanë të vështirë të zgjedhin se cilin ta realizojnë të parin.
Megjithatë, ata kanë vendosur dhe Stresi këtë herë do të sjell një bashkëpunim me artistin e ri Flor Bana, një këngë me titull “Fake Love”.
Reperi është shprehur se ka kënaqësisë pari që do të ketë mundësinë t’i prezantojë publikut këtë projekt, siç e quan ai të madh, pasi mendohet se do të jetë e tillë.
Se cila do të jetë befasia e Stresit kësaj radhe për fansat e tij, kjo mbetet të shihet. /Telegrafi/