Ai është ndër reperët që ka qëndruar aktiv në estradën shqiptare, duke mos u larguar asnjëherë nga muzika.
Bëhet fjalë për Stresin, i cili edhe në paraqitjet televizive e rrjete sociale ndan informaciona për jetën dhe karrierën profesionale.
Që një kohë të gjatë ai ka paralajmëruar albumin “Arkimed”, për të cilin thuhet se do të lansohet së shpejti.
Por, në një postim në rrjetin social Instagram ai tashmë ka bërë të ditur se do të publikohet kënga e parë e albumit.
Stresi ka zgjedhur që këtë projekt si edhe disa të tjerë t’i lansojë me klip, në të gjitha platformat digjitale.
Theksojmë se “Bad Girl” është bashkëpunimi i tij i fundit, që erdhi së bashku me Morena Tarakun. /Telegrafi/