Telegrafi

Stresi të enjten publikon këngën e re “Cocaina”

Reperi i mirënjohur shqiptar, Stresi po rikthehet me një projekt të ri muzikor.

Në një postim në Instagram, rap-artisti nga Shqipëria ka njoftuar se është drejt finalizimit të këngës më të re.

Projekti mban titullin “Cocaina” dhe është i shoqëruar edhe me videoklip, që pritet të publikohet të enjten.

Foto: Stresi/Instagram

“Bëhuni gati, të enjten, 19:00 – premier “Cocaina”, ka shkruar stresi në mbishkrimin e postimit.

Kujtojmë që kënga e fundit e Stresit është bashkëpunimi me reperin Noizy “Medalioni”.

Ndryshe, përveç muzikës, muaj më parë Stresi u bë pjesë e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, ku edhe u shpall fituesi i 200 mijë eurove. /Telegrafi/