Site icon Telegrafi

Stresi nuk ia zgjati dorën, reagojnë nga Instagrami i Vullnetit: Futeni edhe Gold AG me fansat, i përballon të gjithë

Stresi ka qenë i radhës që u fut për 24 orë në shtëpinë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP.

Fituesi i edicionit të parë u rikthye për të qëndruar një natë me pesë finalistët, pasi edhe këtij i erdhi fundi.

Me hyrjen në shtëpi, Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) i përshëndeti të gjithë banorët, derisa dorën nuk ia zgjati Vullnet Krasniqit.

Foto: Screenshot/Instagram

“Edhe Gold AG me të gjithë fansat futeni brenda. Vullneti i përballon krejt”, kanë reaguar nga Instagrami i gazetarit që siç duket menaxhohet nga të afërmit e tij.

Stresi doli kundër Vullnetit pas deklaratës që bëri në këtë Big Brother si homoseksual.

Lexo po ashtu Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit

Ai e kishte ofenduar aq rëndë saqë videon e lëshuan edhe në BBVK për të zbritur 10 mijë euro nga çmimi i madh, gjë që e pranoi Xheneta, edhe pse u kundërshtua nga Vullneti.

Finalja e madhe e këtij edicioni vlen të ceket se do të mbahet të premten (24 janar). /Telegrafi/

Exit mobile version