Arkimed Lushaj i njohur për publikun si Stresi ka kohë që po qëndron prapa grilave të burgut të Fushë Krujës. Prokuroria kishte kërkuar që ai të gjykohet për dy vepra penale, “armëmbajtje pa leje” dhe “trafik të lëndëve narkotike”.
Megjithatë, në rrjetet sociale reperi shpesh publikon imazhe dhe video të llojllojshme, e këtë të fundit e ka shoqëruar edhe me një mesazh.
“99 herë me më rrëzu mjafton një herë me u çu, shumë e lehtë me harru, ju shoh të gjithëve prej këtu (sic)”, ka shkruar ai.
Kujtojmë që reperi gjendet në burg që prej tetorit, momenti kur u arrestua më 17 tetor 2018 pas një përgjimi të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Kohë më parë gjithashtu arriti të arratisej nga ambientet e ‘Komisariatit 3’ në kryeqytet, ku ishte shoqëruar për një vepër tjetër penale.
Ndërkaq, sa i përket projekteve muzikore, “Të du mom” është kënga e fundit e lansuar nga ai, me të cilën do të prezantohej në “Kënga Magjike”. /Telegrafi/