Telegrafi

Stresi një i dashur përrallash, ndalon në rrugë për të bërë një gjest mjaft romantik për vajzën e zemrës (Video)

Reperi i njohur Arkimed Lushaj – Stresi shpesh herë është bërë pjesë e mediave rozë.

Mirëpo, kjo gjë ka ndodhur për shkak të projekteve të tij muzikore, ose “zhurmës” që ka shkaktuar me paraqitjen e tij, por asesi për jetën private.

Ai nuk ka bërë të ditur ndonjëherë statusin e tij, edhe pse duket se është një vajzë që ia ka rrëmbyer zemrën e tij.

Kështu ka lënë të kuptohet vet reperi përmes një videoje që ka publikuar në llogarinë personale në Instagram.

Gjatë kohës sa po ngiste veturën, Stresi ndalon enkas në mes të rrugës për të këputur një lule për vajzën e zemrës.

“I këpusim live, nuk çojmë buqeta. Romeo i kohëve moderne”(sic.), shkruan ai në mbishkrimin e videos. /Telegrafi/

https://vid.me/Q61R