Telegrafi

Stresi në protestën e PD-së, merr një këshillë nga Lulzim Basha (Video)

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur për të si Stresi para dy ditësh ka qenë pjesë e protestës së organizuar nga opozita në qendër të Tiranës.

Në një video të publikuar në llogarinë personale në Instagram, ai shfaqet duke takuar kreun e opozitës Lulzim Bashën.

Në mbishkrimin e videos, Stresi ka publikuar edhe disa fjalë duke treguar për këshillën që ia dha Basha pasi takoi.

“ Kauza jonë ti shporrim ndyrsirat njëherë e mirë. Liria Nuk Eshte Loje Por Nevoje. Keshillen nuk e harroj i nderuar Kryetar. Nuk do ju japim asnjë shkas !!!”, (sic.), shkruan reperi në Instagram. /Telegrafi/