Telegrafi

Stresi në ndihmë të familjes që iu dogj shtëpia në Tropojë

Arkimed Lushaj- Stresi (Foto: Instagram/stresi)

Kohëve të fundit rep-artisti Stresi u ka dalë në ndihmë shumë familjeve në nevojë, duke i ndihmuar ata emocionalisht dhe financiarisht.

Ai vizitoi një familje shtatë anëtarëshe në Tropojë, të cilës i ishte djegur shtëpia dhe nuk kanë ndihmë të mjaftueshme financiare.

Këtë e bëri të ditur përmes një videoje në rrjetin social Instagram ku shihej se u jepte atyre para, teksa në përshkrim ironizoi me shumën e ndarë nga Bashkia e Tropojës për familjen.

“Vizita ime në Tropojë ishte e mrekullueshme, madje i falënderoj nga zemra për mikpritjen. Kam apel për ju firmat e ndërtimit të rrethit të Bajram Currit, sepse pashë shumë në Tropojë firma të tilla”.

“E mbani mend familjen në Cerrnice të Tropojës që iu dogj shtëpia? Bashkia e Tropojës i dha 1.500 euro, një shumë qesharake. U bëj thirrje të gjithëve t’ia konstruktojmë shtëpinë e djegur, familjes prej shtatë anëtarëve”, ka shkruar reperi.

Në po të njëjtën video, Stresi dëgjohet duke thënë se ndihma e dhënë është vetëm fillimi, derisa të gjejnë një zgjidhje të mundshme. /Telegrafi/