Mesazhet e Stresit në rrjetet social me dedikime të veçanta dashurie kanë vulosur thashethemet për lidhjen e tij, pak kohë më parë, por reperi asnjëherë nuk zbuloi emrin e vajzës që i rrëmbeu zemrën në atë kohë.
Megjithatë disa mesazhe në Instastory me nota nervozizmi, të cilat Stresi ja dedikon dikujt që e njeh mirë,tregojnë për një raport të prishur.
‘Të njoh si atleten që kam veshur, debile”, shkruan ai në njërën nga fotot.
E për të konfirmuar që është ndarë ka bërë një tjetër postim në të cilën shkruan ‘Kur je single , të kap budallëku”
Ndryshe, reperi është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshme. /Telegrafi/