Site icon Telegrafi

Stresi merr mbështetje për pjesëmarrjen në Big Brother VIP Kosova nga miku i tij i ngushtë, Fisnik Syla

Reperi i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj – Stresi, është një prej banorëve më të zëshëm të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Ai e ka nisur këtë aventurë që në nisje të programit më 4 dhjetor, duke u kthyer në një prej personazheve më të dashur për publikun në vetëm pak kohë.

Stresi ka një përkrahje të madhe nga jashtë, përfshirë këtu edhe figurat publike.

Në faqen e tij në Instagram, është publikuar në InstaStory një postim mbështetës i cili ka ardhur nga një personazh jo pak i njohur për publikun.

Bëhet fjalë për sipërmarrësin e njohur Fisnik Syla, i cili ka qenë i njohur edhe si ish-bashkëshorti i këngëtares Fjolla Morina.

Foto: Stresi/InstaStory

“Miku im i kahmotshëm dhe i përjetshëm, Stresi, Ti je vetëvetja, je origjinali, je me karakter të fortë gjithmonë vetëm përpara dhe jam i bindur se edhe kësaj sfide do t’ia dalësh me sukses dhe krenari”, shkroi Syla në postimin e tij.

Fisniku dhe Stresi përndryshe kanë një njohje shumëvjeçare mes vete, pasi janë rritur së bashku si dy shqiptarë emigrantë në Belgjikë. /Telegrafi/

Exit mobile version