Telegrafi

Stresi merr dhuratë një pako “Gucci” të shoqëruar me një qese me lëndë narkotike

Reperi i njohur, Stresi, ka bërë të ditur pak ditë më parë se është zhvendosur tashmë në Prishtinë për të jetuar.

Ai do të vazhdojë tani e tutje aktivitetet e tij muzikore dhe prodhimet e reja nga kryeqyteti i Kosovës, pas një jetese 33 vjeçare në Tiranë.

Stresi është i njohur edhe për postimet e tij kontroverse në rrjetet sociale, për të cilat është diskutuar çdoherë në media.

Së fundmi, ai ka publikuar në InstaStory një video, ku shihet teksa ka pranuar një dhuratë të veçantë nga një prej miqve të tij më të mirë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Bëhet fjalë për një pako ‘Gucci’, e cila bashkë me të, kishte të lidhur edhe një qese lëndë narkotike.

Foto: Stresi/InstaStory

“Hiç spo ma nin për këta (Guccin), por kjo që më ka ardhë fresh (lënda narkotike)”, dëgjohet duke thënë Stresi përgjatë videos.

Ndërkohë, i njëjti e ka falënderuar mikun e tij për dhuratën, teksa nuk ka treguar në detaje se çfarë kishte brenda pakos “Gucci”. /Telegrafi/