Site icon Telegrafi

Stresi lë pas krahëve historinë me Keisin, nis një njohje të re

Reperi nga Shqipëria, Stresi muaj më parë u bë pjesë e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, ku edhe doli fitues.

Gjatë rruëgtimi të tij ai shpesh herë foli edhe për ish-gruan e tij, Keisin, duke mos e mohuar një mundësi ribashkimi me të.

Por, kjo histori duket se tashmë i takon të kaluarës, pasi reperi ka konfirmuar se është në një njohje të re.

Foto: Stresi/Instagram

Rap-artisti u pyet nga fansat se cila është arsyeja që kohëve të fundit ka qenë më serioz dhe nuk është parë në prani të femrave.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Arkimed Lushaj - Stresi

Stresi u shpreh se kjo ka ndodhur për shkak se ka nisur një njohje të re që ja ka marrë fokusin.

Foto: Stresi/Instagram

“Jam duke u njohur me dikë dhe normal jam i fokusuar diku tjetër”, ka pranuar reperi.

Ndërkohë, sa i përket karrierës muzikore, ai së fundmi ka publikuar këngën e re me titullin “Cocaina”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version