Rap-artisti nga Shqipëria, Arkimed Lushaj-Stresi, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“Noise” apo në shqip “Zhurmë” mban titullin kënga, të cilën e ka shoqëruar edhe me videoklip.
Teksti është shkruar nga vet artisti, kurse për ‘beat’-in u përkujdes Baki dhe me miksim e masterizim të punuar në studion e ‘Melodi’.
Kjo e fundit po ashtu realizoi edhe klip me producim të Tomas Kucit.
Kënga tashmë ndodhet në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të 35-vjeçarit.
Besohet që edhe ky projekt i Stresit do të pritet mirë e do të pëlqehet nga publiku.
I njëjti i ka qëndruar besnik stilit të tij muzikor që nga fillimi i karrierës. /Telegrafi/