Telegrafi

Stresi lanson këngën e re “Cocaina”

Foto: Screenshot/YouTube

Rap-artisti nga Shqipëria, Stresi, ka prezantuar sot (e enjte) projektin e ri muzikor.

“Cocaina” titullohet kënga e tij e radhës, të cilën e ka shoqëruar edhe me videoklip.

Videoja u realizua në një nga bregdetet shqiptare, ku i është përshtatur edhe stinës.

Foto: Screenshot/YouTube

Producimi i këngës u bë nga Xhumill me muzikë nga Petro Xhori dhe Anxhelo Koci.

Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) vjen me një interpretim më ndryshe dhe kësaj here i këndon dashurisë.

Foto: Screenshot/YouTube

I njëjti gjatë këtij viti ka qenë një emër tejet i komentuar në shtypin rozë për shkak të pjesëmarrjes nga Big Brother VIP Kosova.

Stresi vlen të ceket se u shpall edhe fitues i këtij edicioni. /Telegrafi/