Reperi i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj – Stresi, ka shprehur së fundmi revoltën e tij lidhur me ata që harruan masakrën e Reçakut.
Ai ka shpërndarë në InstaStory një imazh të një nëne, e cila ka humbur burrin dhe djemtë e saj në këtë masakër, dhimbjen e të cilëve e ndjen edhe sot e kësaj dite.
“Zoti ja u ktheft ne te njejten menyre o tradhraret e kombit tone si mundeni me harru ket nane. Kjo nane e ka burrin e saj e dy djemt e saj te masakrum sa e sa te tjer jan neper varre e sa viktima sdihen ku jan turpi ju mbuloft ne varrin tuaj. Do vi dita qe do ju heqim prej politikes”, kanë qenë fjalët e reperit në InstaStory.
Reperi Stresi njihet si një prej rep-artistëve që asnjëherë nuk ka hezituar të shprehë revoltën e tij në rrjetet sociale lidhur me këto tema.
Duket se këtë herë, ai vendosi të tregojë qëndrimin e tij në lidhje me atë që njihet si ndër masakrat më barbare që forcat serbe kryen ndaj popullit të Kosovës. /Telegrafi/