Telegrafi

Stresi kronik ndikon në peshën trupore

Nëse nuk trajtohet, stresi kronik mund të shkaktojë pagjumësi, ankth, dhimbje të muskujve, dëmtim të sistemit të imunitetit dhe hipertension.

Stresi kronik është një faktor kontribuues për gjendjet e rënda shëndetësore, si sëmundjet kardiovaskulare, obeziteti dhe depresioni.

Mirëpo, një studim i ri nga shkencëtarët anglezë ka treguar se personat që vuajnë nga ky çrregullim kanë probleme me humbje dhe shtim të peshës.