Telegrafi

Stresi ka gati disa projekte

Stresi (Foto: Instagram/stresi)

Reperi i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi, para një muaji është liruar nga burgu.

Ai ishte arrestuar nga policia më 17 tetor të vitit të kaluar, pasi po qarkullonte me armë pa leje. Krahas kësaj, 33-vjeçari tashmë është fokusuar më shumë në projekte, ndërsa paralajmëron disa të reja.

Në llogarinë e tij personale në Instagram ka publikuar një video, me ç’rast tregon se ka gati pesë projekte të reja.

“Sa jeni duke i pritur këngët e reja. Pesë janë në furrë duke u pjekur”, ka shkruar mes të tjerash Stresi.

Gjithashtu, reperi këtë kohë është komentuar për ndarjen nga partnerja e tij, Keisi, edhe pse deri më tani asgjë nuk është konfirmuar. /Telegrafi/