Reperi nga Shqipëria, Stresi, ditën e sotme (e shtunë) ka publikuar një projekt të ri muzikor.
“Maybach” titullohet kënga, për të cilën ka bashkuar forcat me Il Ghost, Malsho, Riflo dhe Daxter.
Projekti është kompletuar edhe nga ana vizuale me videoklip të realizuar në Itali.
Producimi, miksimi dhe masterizimi është finalizuar nga Ed Mars.
Kjo këngë tashmë ndodhet në platformën YouTube dhe besohet se do të pëlqehet nga publiku.
Artistët e famshëm vijnë me një interpretim të veçantë, secili në mënyrën e tyre.
Stresi ndërkohë po vazhdon të jetë në fokus të mediave duke u komentuar si për anën profesionale ashtu edhe për atë personale. /Telegrafi/