Site icon Telegrafi

Stresi ia nxori fotot intime tifozes seksi të Kombëtares, por shikoni si i kundërpërgjigjet ajo (Foto)

Brunja simpatike, Irida Oxa, e cilësuar nga mediat ndërkombëtare si tifozja seksi, së bashku me shoqen e saj ish­banore e Big Brother Rike Roçi, i ka kthyer përgjigje këngëtarit Stresi, i cili publikoi disa foto intime të saj.

Stresi thoshte se vajza ka qenë e dashura e një prej anëtarëve të grupit të tij.

LEXO MË SHUMË: Stresi zbulon foto intime të zeshkanes pranë Rikes në stadium – ja e dashura e kujt ishte ajo (Foto)

Reagimi i Iridës:

Më vjen keq që predominon injoranca në një kohë kur i treguam gjithë botës sa të bashkuar jemi, ndërsa brenda përbrenda ekzistojnë xhelozi të tilla.

Ky njeri kërkon të revoltohem, por unë i them: o rigon nuk bëhesh lis; do vej fisi në fis!

Dhe më vjen për të qeshur me atë kryetitull, pasi unë vetëm si e virgjër nuk u shfaqa, sepse nuk po bëja tifozllëk me burka.

Le t’ia lëmë skenën dhe kopertinat djemve të Kombëtares, që na kanë nderuar dhe lumturuar e mos të merremi me njerëz të mjerë.

Unë bëra tifozen ashtu si më pëlqeu e nuk kërkova të bëja këngëtaren me korda vokale apo jo.

Exit mobile version