Duket se “lufta” mediatike mes Stresit dhe kushërirës së Rike Roçit arrin në një tjetër pikë.
Përmes një statusi në profilin e tij në Instagram reperi ka përgënjeshtuar faktin se i ka publikuar ai fotot duke thënë se ka qenë një profil fallso i hapur në emrin e tij.
“Një person i tretë asnjëherë nuk krijon problem midis dy njerëzve”.
“Është një problem midis të dyve që krijon hapësirë për personin e tretë …. Mos e merrni për dobësi heshtjen time, se nëse unë flas, ju nuk do të mund ta përballoni ate . Arsyeto perpara gjithckaje mendo perpara imagjino dhe vendos … keni Folur me arkimed tjeter te rrofshin lisat por ne fakt te falet me sa pash adoleshenca … E kalume … Attention ka shum profile fallco chysssss bis morgen”, shkruan reperi në Instagram.
Më pas ai fshiu foton në fjalë ku godet edhe më shumë Riken dhe Iridën pse nxorrën gjoksin duke i pyetur a kanë prindër.
Stresi u raportua se ia nxori fotot intime me shokun e tij Iridës, një fakt që e bëri atë të shpërthejë keq duke kundërsulmuar reperin. /Telegrafi/